Telegrafi

Publikohen datat se kur zhvillohen ndeshjet e para dhe të dyta për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve

Tashmë është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve për rrethin e eliminimit direkt.

Skuadrat kanë mësuar kundështarët e tyre, derisa disa prej tyre kanë pasur një fat të vështirë.

Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madrid do të përballet me Liverpoolin në përsëritjen e finales së vitit të kaluar. Përballje e zjarrtë pritet të jetë edhe ajo mes kampionit në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich dhe atij francez PSG.

 

Milan do të përballen me Tottenham Hotspur, derisa Manchester City kishte fat në short pasi përballë do ta ketë RB Leipzigun.

Interi do të takohet në këtë fazë me Porton, ndërsa Chelsea përballet me Borussia Dortmund.

Napoli do të ndeshet me Eintracht Frankfurt, ndërsa Benfica me Club Brugge.

Ndeshjet e para të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve janë planifikuar të zhvillohen më 14-15 dhe 21-22 shkurt, ndërsa ato të kthimit një muaj më vonë, më 7-8 dhe 14-15 mars. /Telegrafi/

/Telegrafi/