Telegrafi

PSV nxjerr në shitje dhe i cakton çmimin Hirving Lozanos

Hirving Lozano. (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Hirving Lozano do të largohet nga PSV Eindhoven në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi meksikan ka zhvilluar një edicion fantastik me fanellën e gjigantit holandez.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të vihen pas tij që përfaqësohet nga agjenti i famshëm Mino Raiola.

Napoli, Roma, Borussia Dortmund, Arsenal, Chelsea, Tottenham Hotspur, Atletico Madrid dhe PSG janë ekipet që kanë shprehur interesim për të.

Hirving Lozano. (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

PSV tanimë i ka caktuar çmimin e largimit sulmuesit meksikan dhe e ka nxjerr atë në shitje.

Gjiganti holandez po kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë Lozanon.

23-vjeçari meksikan këtë edicion ka zhvilluar 38 ndeshje zyrtare ku ka shënuar 21 gola dhe ka dhuruar 11 asistime. /Telegrafi/