Site icon Telegrafi

PSG vazhdon ndjekjen për Dembelen

Ousmane Dembele (Getty Images)

Paris Saint-Germain thuhet se po vazhdon ndjekjen për sulmuesin anësor të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, PSG e ka thirru agjentin e Dembeles në mënyrë të përsëritur me qëllim për ta joshur atë për një kalim në Parc des Princes.

Për më tepër, kontaktet midis dy klubeve kanë qenë ‘fluide’ për disa javë, pasi katalunasit më parë u përpoqën të nënshkruanin me Adrien Rabiot, përpara se emri i 22-vjeçarit të përmendet.

Lexo po ashtu Fshesa e Barcelonës: Nga Gomes te Dembele, dhjetë lojtarët që mund të largohen këtë verë nga Camp Nou

Francezi ka punuar me trajnerin e PSG-së, Thomas Tuchel, te Borussia Dortmund gjatë sezonit 2016-17 dhe dyshja e vlerësojnë shumë njëri-tjetrin.

Tuchel i njeh mjaft mirë aftësitë e Dembeles (Foto: Football Select/Twitter)

“Thomas Tuchel është një nga tre trajnerët më të mirë në botë, së bashku me Zinedine Zidane dhe Pep Guardiola”.

“Në një nivel njerëzor, marrëdhënia që Tuchel ka me lojtarët e tij është e pabesueshme. Ai është mbi të gjithë të tjerët në këtë kuptim, nuk ka asnjë më të mirë. Ai është më i miri”, citohet të ketë thënë Dembele.

Dembele duke festuar një gol me Messin (Getty Images)

“Ousmane është lojtari më i talentuar që kam trajnuar deri tani. Teknikisht ai është i talentuar. Kur përfundon gara Messi-Cristiano, ai do të jetë një kandidat i fortë për Topin e Artë”, kishte thënë Tuchel.

Lexo po ashtu Dembele mendon largimin nga Barcelona?

Ish-sulmuesi i Stade Rennais u bashkua me Barcelonën verën e kaluar për një shifër prej 105 milionë euro, por luajti vetë 23 herë për Barçën në sezonin e debutimit për shkak të lëndimeve.

Mundo Deportivo siguron që lojtari dhe Blaugranët duan të mbajnë marrëdhënien e tyre, por paralajmëron se do të detyrohen të studiojnë ofertat “astronomike”. /Telegrafi/

Exit mobile version