Site icon Telegrafi

PSG rivalizon Barçën për Matthijs de Ligt

Matthijs de Ligt (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Shtohet numri i skuadrave të interesuara për talentin holandez.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve është i papranueshëm për presidentin e klubit parisien, Nasser Al Khelaifi, i cili nga viti 2011, kur mori pronësisë e deri më sot ka shpenzuar plot një miliard euro për të arritur një trofe të rëndësishëm.

Eksperimentet e vazhdueshme ndër vite nuk kanë dhënë rezultat e tashmë sheiku së bashku me bashkëpunëtorët e tij janë vënë në lëvizje për të kryer transferime të rëndësishme.

Daley Blind dhe Matthijs de Ligt duke festuar kualifikimin ne çerekfinale të LK-së pasi eliminuan Realin në Bernabeu (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Parisi ishte një ndër kandidatët për shërbimet e Frenkie de Jong, i cili më pas arriti marrëveshjen me Barcelonën.

Tashmë kampionët e Francës po mundohen të bindin një tjetër talent të Ajaxit, kapitenin Matthijs de Ligt.

Lexo po ashtu De Ligt le të hapur mundësinë e kalimit te Liverpooli: Aty është edhe Van Dijk

Mbrojtësi është dëshirë e shumë klubeve, pasi përveç Barcelonës në garë janë edhe Juventusi dhe Bayern Munichut. Për të bindur de Ligt, PSG po punon shumë me menaxherin e lojtarit, Mino Raiola.

Ende nuk ka një ofertë zyrtare në drejtim të mbrojtësit të Ajaxit, por në momentin që situata do të behet më konkrete, atëherë kampionët e Francës do të kenë gati një ofertë të parezistueshme. Gjithsesi, fjala e fundit i takon mbrojtësit de Ligt. /kp/

Exit mobile version