Paris Saint-Germain thuhet se ka refuzuar ofertën e fundit të Barcelonës për transferimin e yllit brazilian, Neymar, këtë verë.
Ylli brazilian u lidh shumë me një rikthim te Barcelona këtë verë pasi një largim nga kryeqyteti francez duket gjithnjë e më shumë i mundshëm.
Pretendohet se çdo para e përfshirë në marrëveshje do të duhet të jetë e detyrueshme dhe pa klauzola që do t’i lejonin Blaugranët të mos paguanin shumën e plotë, ndërsa një marrëveshje e shkëmbimit të lojtarëve nuk është përjashtuar ende.
Sipas mediumit RMC Sport, Paris Saint-Germain ka hedhur poshtë ofertën e Barcelonës për Neymarin, ‘pas dy ditësh bisedimesh të forta’.
PSG have rejected Barcelona’s latest offer for Neymar, according to @RMCsport 💔 pic.twitter.com/OwIf8uWXpD
— B/R Football (@brfootball) August 28, 2019
Oferta e saktë nga klubi katalunas mbetet e paqartë, por sipas Mundo Deportivo, Barcelona ka ofruar kartonin e dy lojtarëve, huazimin e një tjetri dhe para.
Ivan Rakitic dhe Jean-Clair Todibo thuhet se janë lojtarët e ofruar, Ousmane Dembele si huazim një-vjeçar dhe 130 milionë euro.
Në anën tjetër, gjatë ditës u raportua gjithashtu se drejtuesit e dy klubeve do të takohen sot në Monaco gjatë hedhjes së shortit për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/