Telegrafi

PSG me ofertë të re për Skriniar, i vendos ultimatum Interit dhe mbrojtësit sllovak

Milan Skriniar vazhdon ta ketë të pasigurt të ardhmen e tij, së paku deri në fund të afatit kalimtar veror.

Qendërmbrojtësi sllovak ka qenë objektivi kryesor i Paris Saint Germain, por Interi ka refuzuar disa oferta të rëndësishme nga gjiganti francez.

Megjithatë parisienët nuk janë dorëzuar për shërbimet e sllovakut dhe kanë bërë gati një ofertë të re në drejtim të Interit.

Prestigjiozja franceze L’Equipe ka raportuar se PSG ka përmirësuar ofertën dhe i ka vënë ultimatum Interit dhe vet lojtarit të kthejnë një përgjigje të shpejtë.

Edhe pse nuk janë bërë të ditura shifrat e ofertës, gjithnjë sipas L’Equipes oferta është 60 milionë pasi PSG nuk e ka ndërmend të ofrojë 70 milionët e kërkuar nga Interi.

Gjiganti italian tani duhet të vendos nëse do ta pranojë këtë ofertë, apo të rrezikojë dhe ta humbas sllovakun pas një viti me parametra zero kur edhe i përfundon kontrata.

Lexo po ashtu Nga Ronaldo te Neymar, Silva, De Jong e Broja: Disa nga transferimet e mëdha që mund të ndodhin ende para mbylljes së afatit kalimtar veror

27-vjeçari ka shkëlqyer sezonet e fundit me Interin dhe fiton një pagë prej tre milionë euro në stinor, derisa PSG i ka garantuar atij rritje të trefishtë nëse pranon ofertën e tyre.

Gjithsesi java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Skriniar për të cilin interesim ka shprehur edhe Chelsea. /Telegrafi/