Milan Skriniar vazhdon ta ketë të pasigurt të ardhmen e tij, së paku deri në fund të afatit kalimtar veror.
Qendërmbrojtësi sllovak ka qenë objektivi kryesor i Paris Saint Germain, por Interi ka refuzuar disa oferta të rëndësishme nga gjiganti francez.
Megjithatë parisienët nuk janë dorëzuar për shërbimet e sllovakut dhe kanë bërë gati një ofertë të re në drejtim të Interit.
Prestigjiozja franceze L’Equipe ka raportuar se PSG ka përmirësuar ofertën dhe i ka vënë ultimatum Interit dhe vet lojtarit të kthejnë një përgjigje të shpejtë.
Edhe pse nuk janë bërë të ditura shifrat e ofertës, gjithnjë sipas L’Equipes oferta është 60 milionë pasi PSG nuk e ka ndërmend të ofrojë 70 milionët e kërkuar nga Interi.
Gjiganti italian tani duhet të vendos nëse do ta pranojë këtë ofertë, apo të rrezikojë dhe ta humbas sllovakun pas një viti me parametra zero kur edhe i përfundon kontrata.
27-vjeçari ka shkëlqyer sezonet e fundit me Interin dhe fiton një pagë prej tre milionë euro në stinor, derisa PSG i ka garantuar atij rritje të trefishtë nëse pranon ofertën e tyre.
Gjithsesi java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Skriniar për të cilin interesim ka shprehur edhe Chelsea. /Telegrafi/