Paris Saint Germain nuk do ta aktivizojnë klauzolën për blerjen përfundimtare të sulmuesit argjentinas Mauro Icardi.
Kampioni në fuqi i Francës e ka marrë në huazim një vjeçar argjentinasin nga Interi, por që ka një të drejtë blerje për 70 milionë euro.
PSG e sheh si shumë të madhe shpenzimin e 70 milionëve në Icardin dhe ka vendosur të ndërrojë objektiv.
Kryeqytetasit janë rikthyer dhe po mendojnë transferimin e Pierre Emerick Aubameyang nga Arsenali.
Kapiteni i londinezëve ka kontratë me klubin deri në vitin 2021 dhe nuk ka pranuar rinovimin, teksa Arsenali po mendon ta shes në verë që të fitojë para nga largimi i tij.
PSG është gati t’i përmbush kërkesat e Arsenalit prej 50 milionë eurove për transferimin e Aubameyang në Parc de Princes.
Gjithsesi në garë për gabonezin mbeten edhe skuadra të tjera si Manchester United e Inter. /Telegrafi/