Telegrafi

PSG fiton garën për Marco Asension, zyrtarizimi javën e ardhshme

Marco Asensiso do të përshëndetet me tifozët e Real Madridit në ndeshjen e fundit ndaj Athletic Bilbaos.

Asensio do të largohet pas tetë viteve qëndrim në Santiago Bernabeu dhe do të largohet edhe nga futbolli spanjoll.

Sulmuesi anësorë karrierën pritet ta vazhdoj në Ligue 1, pasi Paris Saint Germain ka fituar garën me klubet e tjera për shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Zyrtare: Marco Asensio largohet nga Real Madridi pas shtatë sezoneve

Fabrizio Romano ka raportuar se ka një marrëveshje tanimë mes palëve që janë pajtuar për të gjitha detajet.

Bëhet fjalë për një kontratë katër vjeçare që do ta mbajë Asension në Parc de Princes deri në verën e vitit 2027.

Kontrata pritet të nënshkruhet javën e ardhshme, derisa Asensio do të prezantohet në kryeqytetin francez.

Lexo po ashtu Asensio ka vendosur tashmë, refuzon Ligën Premier për një kampionat tjetër

27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 50 ndeshje në të gjitha garat, ku ka realizuar 12 gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.

Në garë për spanjollin kanë qenë edhe skuadra të tjera si Aston Villa, Liverpool, Roma, Milan dhe Barcelona. /Telegrafi/