Telegrafi

PSG favorit ndaj skuadrave angleze për të nënshkruar me Ademola Lookman

Ademola Lookman ka qenë një sensacion në elitën e futbollit italian Serie A sezonin e kaluar, por edhe në Ligën e Evropës.

Sulmuesi nigerian ka shfaqur formë të mrekullueshme, ku falë tij Atalanta arriti triumfin në Ligën e Evropës.

Megjithatë e ardhmja e nigerianit duket larg Bergamos, pasi janë tre top klube në garë për t’i siguruar shërbimet e tij.

Paris Saint Germain e ka bërë prioritet nënshkrimin me të, pasi Lookman shihet si zëvendësuesi adekuat i Kylian Mbappes.

Por së fundmi në garë për lojtarin janë futur edhe dy top klubet angleze Liverpool dhe Arsenal, pasi Lookman pëlqehet shumë nga trajnerët Arne Slot dhe Mikel Arteta.

26-vjeçari i ka bërë të qartë Atalantës se dëshiron të largohet për të bërë një hap para në karrierën e tij, derisa klubi bergamask po pret ofertën e duhur, derisa PSG shihet si skuadër favorite për t’i fituar shërbimet e tij.

Sipas asaj që ka raportuar Calciomercato, Atalanta synon që nga shitja e yllit të skuadrës të fitoj 70 milionë euro. /Telegrafi/