Paris Saint-Germaini ka arkëtuar pikë të plota në përballjen e xhiros së pestë në Ligue 1 kundër skuadrës së Reims.
Mauro Icardi e zhbllokoi rezultatin në minutën e nëntë të takimit pas një asistimi nga Kylian Mbappe dhe me epërsi minimale për kampionin u mbyll pjesa e parë.
Ishte i njëjti kombinim edhe në fraksionin e dytë të lojës, por kësaj radhe Mbappe ia bëri akoma më të lehtë Icardit, ashtu që argjentinasi u desh ta fuste topin në portën e zbrazët (62’).
Valon Berisha u angazhua nga minuta e parë për Reims, mirëpo nuk arriti t’i ndihmonte skuadrës së tij për të nxjerrë rezultat pozitiv.
Në minutën e 65-të hyrë në lojë edhe futbollisti tjetër i Kosovës, Arbër Zeneli, por duke mos arritur që të bëjë më shumë.
Kjo ishte fitorja e tretë e Paris Saint-Germainit nga pesë ndeshje, ndërsa për Reims ishte humbja e katërt këtë sezon. /Telegrafi/
Doblete de @MauroIcardi con otra asistencia de Mbappé ante Reims. pic.twitter.com/xYGFJ1EYXV
— Damian Augusto Villagra (@DamianAvillagra) September 27, 2020
@MauroIcardi abre el camino de la victoria del PSG ante el Reims. Asistencia de Mbappé pic.twitter.com/1mchGctLDG
— Damian Augusto Villagra (@DamianAvillagra) September 27, 2020