Site icon Telegrafi

PSG e ka ofruar Neymarin për Bernardo Silvan

(Foto: Screenshot/Maxpp)

Paris Saint-Germaini thuhet t’ia ketë ofruar Manchester Cityt një shkëmbim sensacional që përfshin Neymarin dhe Bernardo Silvan.

Klubi nga kryeqyteti francez e dëshiron në radhët e veta anësorin portugez dhe për këtë mund ta ofrojë brazilianin që ta bindë klubin anglez.

Trajneri i ri i PSG-së, Cristophe Galtier, e ka bërë top prioritet ish-yllin e Benficas dhe Monacos, dhe për të është i gatshëm ta japë Neymarin.

Nëse kjo ndodh, atëherë do të jetë një prej transferimeve më të mëdha të kësaj vere që përfshin dy emra të këtij niveli.

Lexo po ashtu Man City do të bllokojë transferimin e Bernardo Silvas te Barcelona

Gjithmonë sipas Le Parisien, trajneri i Cityt, Pep Guardiola, nuk është i interesuar për këtë shkëmbin dhe dëshiron ta mbajë Silvan në Etihad Stadium edhe në sezonin e ardhshëm.

Ndryshe, 27-vjeçari është shumë i kërkuar në këtë afat kalimtar. Edhe Barcelona i do shërbimet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version