PSG vazhdon të kërkojë më të mirë në qarkullim dhe tani në radarin e tyre është Paulo Dybala i Juventusit.
Sipas mediave franceze, drejtori i klubit parisien Leonardo është i gatshëm të sakrifikojë argjentinasin Mauro Icardi për Paulo Dybala.
Kjo pasi ylli i Juves, shihet si futbollist më efektiv dhe më i plotë se lojtari që kartonin e tij e zontëron Interi.
Pritet që PSG t’i paraqesë Juventusit një ofertë tepër tunduese për të marrë 26-vjeçarin, por Zonja e Vjetër e ka ndarë mendjen që ta mbajë Dybalan në Torino.
Klubi bardhezi është gati t’i ofrojë një kontratë të re lojtarit të tij ku nga 7.5 milionë euro në sezon, pritet të përfitojë 10 milionë euro tashmë. /Telegrafi/