Ever Banega mund të shkojë në Paris Saint-Germain në vend të Sevillas, pasi Interi dëshiron të arkëtojë sa më shumë para nga reprezentuesi i Argjentinës.
Mesfushori argjentinas arriti vetëm vitin e kaluar tek italianët si një agjent i lirë kur kontrata e tij me Sevillan skadoi, por ai ka nuk ka mundur të bëj ndikimin e tij të madh në Serie A.
Banega gjithashtu nuk është pjesë e planeve të reja të trajnerit Luciano Spalletti, është në treg dhe pritet të kthehet në klubin e tij të mëparshëm.
Megjithatë, Tuttomercatoweb dhe Canal Plus tani sugjerojnë se PSG është vënë pas tij, duke i ofruar një kontratë pesëvjeçare me vlerë mbi katër milionë euro neto për sezon.
Është raportuar se Banega i ka dhënë dritën jeshile një transferimi te francezët, ku do të bashkohej me ish-trajnerin e tij te Sevilla, Unai Emery.
Sevilla vazhdon të ballafaqohet me Interin për çmimin e Banegas dhe Stevan Joveticit, duke i dashur ata në një marrëveshje pakoje për më pak se 20 milionë euro, shifër kjo që duket shumë e ulët nga Nerazzurrët. /Telegrafi/