Interi po përballet me një rritje të konkurrencës për mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic, pasi tani Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich janë në garë për lojtarin.
Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, situata e kontratës së kroatit në Camp Nou ka alarmuar disa klube në të gjithë Evropën.
Atij nuk i është ofruar një marrëveshje të re dhe është gati të largohet gjatë verës pasi Barça nënshkroi me Frenkie de Jong nga Ajaxi për sezonin e ardhshëm.
Interi ishte i pari që bëri qasje ndaj Rakiticit, por lajmi i disponueshmërisë së tij gjatë verës po përhapet shpejt dhe tani janë shtuar konkurrentët.
Ishte gazeta katalunase Sport që raportoi të premten se Bayern Munichu është i gatshëm të paguajë një çmim të arsyeshëm për 30-vjeçarin.
Tani Mundo Deportivo këmbëngul se Manchester Unitedi dhe PSG janë gjithashtu në garën për nënshkrimin e Rakiticit.
Rakitic po zhvillon sezonin e pestë me ekipin nga Camp Nou, ndërsa ka plot 250 ndeshje me 34 gola të shënuara dhe 33 asistime.
Çmimi real i mesfushorit kroat është 65 milionë euro, por me një vit kontratë të mbetur, ekipet e interesuara synojnë ta transferojnë për rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/