Telegrafi

PSG dëshiron Pogban e Martialin, Unitedi kërkon Neymarin në këmbim

Manchester United është gati të nisë një shkëmbim shumë-lojtarësh këtë verë me Paris Saint-Germain për yllin e tyre brazilian, Neymar.

Sipas mediumit britanik Daily Star, francezët e Unitedit, Paul Pogba dhe Anthony Martial janë duke u lidhur me klubin më të pasur të vendit të tyre.

Dhe kjo mund t’i japë Unitedit mundësinë për të diskutuar, por me një kërkesë të madhe për PSG-në.

Lexo po ashtu Man Utd përgatit ofertë rreth 298 milionë euro plus Pogban për Neymarin

Mediumi britanik raporton se Djajtë e Kuq do të tentojnë nënshkrimin me 26-vjeçarin Neymar, i cili nuk duket i vendosur plotësisht në Paris.

Neymar pëlqehet që moti kohë nga Man Utd (Getty Images)

Çdo marrëveshje që do të ndodhte me shkëmbimin, Unitedit do t’i duhet të shtojë edhe të holla.

PSG do dyshen franceze, Pogba – Martial (Getty Images)

Përveç lojtarëve Pogba dhe Martial – anglezët do të duhet të paguanin edhe plus rreth 50 milionë funte për yllin brazilianin.

Lexo po ashtu Perez përfshinë Iscon në ofertën e re 400 milionëshe për Neymarin

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është gjithashtu në bisedime me përfaqësuesit e Neymar për rikthimin e ish-yllit të Barcelonës në Spanjë.

Mbretërit thuhet se janë gati të shkojnë të paguajnë deri në 300 apo edhe 400 milionë euro, plus ndonjë shkëmbim të mundshëm me Iscon plus para. /Telegrafi/