Site icon Telegrafi

PSG bën ofertën e fundit për Skriniar, Interi ende nuk ka kthyer përgjigje

Paris Saint Germain nuk është dorëzuar ende për të nënshkruar me Milan Skriniar.

Gjiganti francez ka bërë një ofertë të re në drejtim të Interit për qendërmbrojtësin sllovak.

Kampioni në fuqi i Francës ka dorëzuar ofertën prej 70 milionë euro në zyrat e Interit.

Mediat italiane dhe ato franceze janë duke raportuar se Interi është duke e vlerësuar ofertën dhe mund ta pranojë atë nëse siguron shërbimet e një tjetër mbrojtësi.

Skriniar është i hapur për kalimin në Francë, pasi PSG i garanton pagë shumë më të lartë se sa Interi, por klubi italian ende nuk ka pranuar shitjen e tij.

Lexo po ashtu E gjithë ajo që ndodhi në afatin kalimtar veror 2022

Gjtihsesi afati kalimtar në Francë është i hapur deri në ora 00:00 dhe PSG do të bëj përpjekje maksimale për të nënshkruar me Skriniar. /Telegrafi/

Exit mobile version