Telegrafi

PSG, Bayern Munich dhe Arsenal në ‘luftë’ për Eriksenin, tri skuadrat janë gati edhe për shkëmbim lojtarësh

Christian Eriksen thuhet se do të largohet nga Interi në janar dhe opsionet për një shkëmbim të mundshëm thuhet se janë me Paris Saint-Germain, Bayern Munich ose Arsenal.

Mesfushori danez nuk është pjesë e planeve të Antonio Contes dhe nuk ka qenë kurrë në të vërtetë, por paaftësia e tij për t’u futur në taktikat e trajnerit është bërë e qartë në javët e fundit.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, nuk ka absolutisht asnjë shans që danezi të qëndrojë në Inter pas afatit kalimtar të janarit.

Lexo po ashtu Interi projekton shkëmbimin Eriksen-Paredes

Ekzistojnë disa opsione, nga një shitje për të paktën 30 milionë euro në një marrëveshje huazimi apo edhe një shkëmbim joshës me një klub tjetër.

Alternativat e renditura nga gazeta italiane thonë se PSG potencialisht të përdorë Leandro Paredes për një shkëmbim, ndërsa Bayern Munich kërkon të shkëmbejë Eriksen me francezin Corentin Tolisso.

Lexo po ashtu Arsenali i ofron shërbimet e Xhakës për ato të Eriksenit te Interi

Edhe një kthim në Londër mund të jetë në kartat e ish-mesfushorit të Tottenhamit Eriksen, i cili është i lidhur me një shkëmbim me mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka.

Dimri i këtij viti pritet të jetë ‘i nxehtë’ për Eriksenin, i cili mund të mos largohet nga Interi vetëm në rast largimi të trajnerit Conte. /Telegrafi/