Luiz Ejlli i ka bërë diën e djeshme (e shtunë) një propozim për martesë Kiara Titos në Big Brother VIP Albania.
Ai fillimisht inskenoi një ngjarje e më pas edhe ia bëri pyetjen e famshme, ku moderatorja nuk hezitoi të thoshte: “PO”.
Në lidhje me këtë pati reagim të shumta në rrjet dhe një i tillë nuk mungoi as nga ish-banorja e këtij formati, Ermiona Lekbello.
“Përshëndetje. Shumë urime Luit me Kiarën. Ju uroj një jetë të gjatë dhe të lumtur bashkë dhe tani në kokë të beqarëve që aq shumë duam të jemi dy, por aq më shumë duam të jemi vetëm ose mbase me ndonjë mace ose me ndonjë qen”, u shpreh ajo.
Tutje, ish-konkurrentja theksoi se nuk e di se çfarë të shikojë më në Big Brother, duke qenë se për të fituesi është Luizi.
“Lui ti je fituesi miku im. Nuk e di se çfarë të shikoj më atë Big Brother, të gjithë të tjerët aty janë një numër shtues. S’kam interes ta shikoj të them të drejtën të dalë fitues Luizi dhe të mbyllet ky muhabet se mbaruam. Ju përqafoj dhe ju uroj një të diel sa më të këndshme”, vazhdoi Lekbello.
Ermiona theksojmë që u përjashtua nga BBVA si pasojë e shkeljes së rregullave. /Telegrafi/
@ermionalekbelloUrime Luizit me Kiaren ❤️. Tani ne koke te beqove ?