Pronarët e Interit kanë provokuar Barcelonën me një figurë të Lionel Messit të shfaqur në një televizion kinez që udhëhiqet nga ta kur paralajmërohej takimi kundër Napolit që është në zhvillim.
Nerazzurët dhe televizioni kinez janë të ndërlidhura, e që janë pjesë e kompanisë Suning.
Ata kanë publikuar një figurë të Messit në katedralen ‘Duomo’, si paralajmërim për ndeshje kundër Napolit.
33-vjeçari ka kohë që lidhet me një kalim në Giuseppe Meazza, ndërsa në këtë verë mund të realizohet një gjë e tillë.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk është i lumtur te Barcelona dhe mund të largohet nga Camp Nou.
Messi ka kritikuar bordin e klubit për dështimin në menaxhimin e punës së tyre, ku kjo ndikoi që ata të humbin La Ligën nga Real Madridi.
Raportet mes dyja palëve nuk qëndrojnë mirë dhe kjo mund të rezultojë me largim të argjentinasit. /Telegrafi/