Telegrafi

Pronarët e Interit ofertë për De Biasin që ta drejtojë një klub kinez

Klubi kinez, Jiangsu Suning, ka përgatitur ofertë për përzgjedhësin e kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi.

Strategu italian po kalon një periudhë jo aq të mirë te kuqezinjtë dhe sjelljet e tij kanë bërë të dyshohet se po e mendon largimin.

Lexo po ashtu De Biasi: Shqipërisë i mungon vendosmëria që e ka pasur para Evropianit

Ndërkohë, Tuttosport raporton se grupi biznesor që e ka në pronësi Interin dëshiron ta dërgojë De Biasin në Nanjing për ta drejtuar ekipin Jiangsu Suning.

Walter Sabatini, i cili është drejtor sportiv edhe te Nerazzurrët edhe te klubi kinez, dëshiron një trajner italian te Jiangsu Suning, në mënyrë që t’i zbatojnë më lehtë bashkëpunimet mes tyre.

Klubet kineze janë duke paguar shuma të majme parash për lojtarë dhe trajnerë, prandaj mund të ndodhë që Shqipëria të mbetet pa trajner në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/