Telegrafi

Promovuesi i boksit, Frank Warren akuzon Joshuan dhe Eddie Hearnin për moszhvillimin e meçit ndaj Wilderit

Anthony Joshua, Eddie Hearn dhe Deontay Wilder (Foto: Getty Images)

Frank Warren i ka akuzuar Anthony Joshuan dhe Eddie Hearnin se i janë shmangur meçit shumëmilionësh kundër Deontay Wilder.

Ka kohë që flitet për një superduel për unifikimin e titujve, ndërmjet boksierit britanik dhe atij amerikan.

Deontay Wilder (Foto: Getty Images)

Mirëpo, AJ tashmë është detyruar ta mbrojë titullin WBA kundër Alexander Povetkinit që do të thotë se meçi ndaj Wilder është shtyrë ndoshta për vitin tjetër.

Lexo po ashtu Lajmet për JOSHUAN

Promovuesi i boksit, Frank Warren, ka thënë se fajtorët kryesorë për dështimin e përballjes janë pikërisht Joshua dhe promovuesi i tij, Hearn.

“Arsyet pse duelet nuk ndodhin janë, një – paratë dhe dy – nëse nuk e duan”, ka thënë Warren për ESPN.

Anthony Joshua dhe Eddie Hearn (Foto: Getty Images)

“Nëse dikush të garanton, 80 milionë dollarë (70.5 milionë euro), 50 milionë (44 milionë euro) për meçin e parë dhe 30 milionë (26.5 milionë euro) për të dytin, atëherë kjo më thotë se ti nuk e do një duel”.

Lexo po ashtu Lajmet për WILDER

“Arsyeja e vetme pse ky duel nuk po bëhet është për shkak se Anthony Joshua, apo menaxhmenti i tij apo trajnerët nuk e duan meçin, përndryshe do të ndodhte”, ka thënë Warren.

Frank Warren dhe Tyson Fury (Foto: Getty Images)

Meqenëse nuk po ndodh dueli me Joshuan, Wilder është duke menduar për një duel në dhjetor me ish-kampionin e WBA, IBF, WBO dhe IBO, Tyson Fury.

Britaniku duhet ta mposhtë një herë Francesco Pianetan në duelin e të shtunës dhe pastaj mund të ndodhë meçi ndaj ‘Bomberit të bronztë’. /Telegrafi/