Site icon Telegrafi

Promoteri Hearn: Joshua është i shkatërruar, mund të mos kthehet i njëjti

Anthony Joshua dhe Eddie Hearn (Foto: Getty Images/Guliver)

Promoteri Eddie Hearn ka bërë të ditur se Anthony Joshua nuk do të jetë i njëjti pas humbjes ndaj Andy Ruizit, duke humbur katër titujt e kampionit të botës.

Boksieri britanik që ishte i pamposhtur deri në mbrëmjen e kaluar në kategorinë e peshave të rënda, i humbi titujt e kampionit IBF, WBA, WBO dhe IBO.

Raundi i shtatë ishte fatal për Anthony Joshuan, pasi Ruzi e rrëzoi edhe dy herë të tjera, ndërsa gjyqtari u detyrua ta ndërpriste meçin.

Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Kjo humbje do ta gërryejë atë nga brenda, nuk është e lehtë ta përballosh një humbje të tillë”, ka thënë promoteri i boksierit anglez, Eddie Hearn.

Lexo po ashtu Këtë askush nuk e kishte pritur! Ruiz e rrëzon katër herë Joshuan dhe ia rrëmben titujt

“Disa boksierë humbin dhe luftojnë që të kthehen sërish në majat, por disa të tjerë humbin dhe nuk mund të kthehen si kanë qenë më parë”.

“Shpresoj që Joshua do ta marrë veten nga kjo humbje tejet e thellë, pasi janë në pyetje katër tituj të botës dhe është humbja e tij e parë, ai është i shkatërruar”, ka shtuar më tej promoteri i Joshuas. /Telegrafi/

Exit mobile version