Telegrafi

Prokurori kërkon paraburgim prej 30 ditësh për policin Haris Kelmendi

Foto: Ilustrim

Prokurori i shtetit ka kërkuar që zyrtarit policor, Haris Kelmendi, i arrestuar të shtunën për keqtrajtim të një të riu në vitin 2018, t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, më 30 janar 2021, ka ndaluar personin me inicialet H.K., zyrtar policor, i cili në vitin 2018, kishte keqtrajtuar një qytetar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. I njëjti është ndaluar, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga neni 386, paragrafi 1 pika 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu IPK suspendon dy policët që e incizuan 18-vjeçarin teksa kolegu i tyre Haris Kelmendi e keqtrajtonte

Sipas prokurorisë, personi i lartpërmendur, dyshohet se pas lirimit nga ndalimi, ka penguar zhvillimin e të provuarit në procedurë, duke i bërë thirrje të dëmtuarit-dëshmitarit që ta tërheqë deklaratën e tij të dhënë në polici dhe duke i penguar hetimet.

Prokurori i Shtetit, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, në gjykatën kompetente.

Lexo po ashtu Flet i riu që më 2018 u keqtrajtua nga polici Haris Kelmendi: Në video shihet fundi i maltretimit tim dy orësh

Haris Kelmendi, pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, është arrestuar  nën dyshimin për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

Lexo po ashtu Pamje se si u keqtrajtua 18 vjeçari nga zyrtari policor Haris Kelmendi

Në një video të publikuar shihet keqtrajtimi i një 18 vjeçari nga polici Haris Kelmendi në vitin 2018, vepër kjo për të cilën i njëjti u arrestua të enjten, kurse më apastaj pas intyervistimit u lirua, për t’u arrestuar sërish të shtunën.  /Telegrafi/