Site icon Telegrafi

Prokshi: Të kthyerit u përballën me burokraci në Evropë, probleme me ri-integrimin edhe në Kosovë (Video)

Në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini është diskutuar për personat e kthyer në Kosovë nga vendet e Bashkimit Evropian të cilët u larguan në vitin 2014.

Sociologia Dhurata Prokshi ka thënë se ka shumë rëndësi se për çfarë arsye një qytetar është larguar nga vendi dhe më pas është rikthyer.

“Në procesin e ri-integrimit jo vetëm që duhet të krijohet një plan individual, por duhet të ketë edhe një plan multidiciplinare”.

Prokshi ka thënë se të rinjtë që janë larguar nuk e kanë pasur idenë për burokracinë që kanë disa nga vendet evropiane.

Ajo thotë se të kthyerit, edhe në Kosovë po përballen me problemin e ri integrimit.

“Kanë probleme me plotësimin e formularit. Kanë problem me ri-integrimin e fëmijëve në vazhdimin e shkollës”, shprehet Prokshi.

Sociologia ka thënë se duke parë interesimin e madh të rinjve për të mësuar gjuhën gjermane, mund të konstatohet se më nuk po tentohet të emigrohet pa përgatitje.

Prokshi ka thënë se është shumë problematike me situatën e disa qytetarëve që në valën e ikjeve të vitit 2014 kur janë larguar dhe kanë shitur pronat, dhe tani me rikthim kanë probleme edhe më të mëdha.

“Një masë e madhe e njerëzve në Kosovë kanë probleme me kadastrat. Kur ata po kthehen, po përballen edhe me vështirësi për të dëshmuar atë që iu takon”.

Lexo po ashtu Hulumtuesi Gashi: Personat që përfitojnë grante janë shprehur më pak të interesuar të emigrojnë përsëri (Video)

Sociologia ka thënë se themelimi i ndërmarrjeve socio-ekonomike do të ishte një hap drejt pengimit të emigrimit të paligjshëm.

“Shteti duhet të intervenojë dhe të marrë në mbikëqyrje këto biznese, dhe pastaj pas aftësimit të rikthyerve, t’iu jep atyre në dorë pronësinë e këtyre ndërmarrjeve”, tha Dhurata Prokshi./Telegrafi/

Exit mobile version