Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia dhe artisti nga Kosova, Don Xhoni, ditën e djeshme (e mërkurë) lansuan këngën e re të titulluar “Break Down”.
Projekti për vetëm një kohë të shkurtër ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube dhe është bërë ‘trending’ në gjithë botën.
Mes tjerash, kënga u komentua edhe për ngjashmërinë e madhe që kishte me një këngë holandeze të publikuar kohë më parë.
Siç edhe ndodh në raste të tilla, akuzat e fansave dhe ndjekësve të këtyre këngëtarëve ishin të shumta për vjedhje të muzikës, gjë për të cilën ka reaguar edhe producenti i këngës, Mixey.
Ky i fundit me anë të një postimi të publikuar në Instagram ka sqaruar se ka një diferencë mes huazimit të një melodie (e paligjshme) dhe blerjes së “sample instruments”, që mund të jenë të njëjtat për disa këngë.
“Për ata që nuk e dinë me e bë diferencën mes ‘sampling instruments’ të cilat blihen ligjërisht dhe huazimit të melodive”, ka shkruar ai.
Enca në anën tjetër ka ripostuar reagimin e Mixey ku tregon se pajtohet me mendimin e tij duke shtuar: “Meqë të gjithë kanë dëshirë me bo si profesionista dhe kanë mësuar fjalën ‘e vjedhme’. Më mirë do prisja këmbën”. /Telegrafi/