Telegrafi

Producenti “e ka detyruar” Bruce Willisin të vazhdonte me xhirimet e filmit pavarësisht sëmundjes së tij

(Foto: Twitter)

Producenti Randall Emmett thuhet se e ka detyruar Bruce Willisin të vazhdonte xhirimet e “Midnight in the Switchgrass” pavarësisht sëmundjes së tij.

Siç thuhet, rasti ka ndodhur në shtator të vitit 2020, kur Emmett e dinte se aktori kishte vështirësi t’i mësonte përmendësh tekstet dhe t’i realizonte skenat.

Ai ishte i frustruar kur aktori nuk arriti ta thyente derën për qëllimet e xhirimit dhe për këtë arsye e kishte sulmuar verbalisht, ndërsa më pas i inatosur është larguar nga ekipi i xhirimeve. Asokohe Willis i hutuar i kishte pyetur kolegët se çfarë kishte ndodhur, raporton Entertainment Tonight.

Emmett i ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se “nuk ishte në dijeni se gjendja shëndetësore e Willis ishte përkeqësuar”. Megjithatë, producentja Alicia Haverland ka sqaruar se “vetëm dikush që është i verbër nuk mund ta shihte sa po vuante Willis”.

Lexo po ashtu Bruce Willis shihet sërish në publik me gruan Emma Heming tre muaj pasi u zbulua se vuan nga sëmundja e afazisë

Përndryshe, Emmett ka një emër të keq në industrinë e filmit edhe nga e kaluara për shkak të sjelljes së papërshtatshme ndaj femrave dhe keqtrajtimit të kolegëve. /Telegrafi/