Problemet e Mauro Icardit me tifozët e Interit mund të bëjnë që ai ta humbë shiritin e kapitenit dhe gjasat janë të mëdha që të largohet nga klubi italian.
Argjentinasi është kërkuar nga shumë klube gjatë verës, mirëpo Nerazzurrët preferuan ta mbajnë në skuadër.
23-vjeçari madje nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare, e cila përfshin edhe një klauzolë prej 110 milionë eurosh.
Mirëpo, pas problemeve të fundit të sulmuesit, kanë nisur spekulimet se ai mund të largohet që në janar.
Arsenali dhe Napoli kanë ringjallur interesimin dhe do të përpiqen që ta rrëmbejnë në afatin e ardhshëm kalimtar. /Telegrafi/