Të gjithë dashamirët e futbollit mezi e kanë pritur datën e sotme (28 tetor) në pritje të duelit të rivalëve të vjetër, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, mirëpo kjo përballje është shtyrë për ndeshjen e kthimit.
Në Allianz Stadium, Juventusi dhe Barcelona zhvillojnë sfidën e vlefshme për Grupin G në garën më të madhe evropiane për klube, ndërsa pjesë e saj nuk do të jetë lojtari kryesor i Zonjës së Vjetër.
Superylli portugez, i cili doli pozitiv me coronavirus më 13 tetor, thuhet se ka rezultuar sërish pozitiv edhe në testimet e fundit, ashtu që nuk do të jetë në dispozicion të Andrea Pirlos.
Në ndërkohë, skuadra e Barcelonës gjatë të martës ka arritur në Torino, ku është pritur nga afro 100 tifozë.
Natyrisht se vëmendja ishte te superylli në skuadrën tjetër, Lionel Messi, i cili është pritur me brohoritje në momentin e zbritjes nga autobusi dhe hyrjes në hotelin ku qëndron ekipi i tij. /Telegrafi/
Warm welcome for Leo Messi as Barcelona arrive in Turin.#JuveBarça #Messi #Juve #Juventus #Barcelona #FCB #UCL pic.twitter.com/PNyDbWFyj6
— Football Italia (@footballitalia) October 27, 2020