Është raportuar se UEFA do të njoftojë veprimet e tyre disiplinore kundër Juventus, Real Madrid dhe Barcelona rreth tentimit për të krijuar Superligën Evropiane.
Qëllimi është që situata të zgjidhet përpara se Euro 2020 që fillon të premten e javës së ardhshme.
Sipas La Repubblica, data më e mundshme për vendimin është e mërkura, megjithëse kjo do të jetë larg përfundimit të çështjes.
Klubet tashmë kanë përgatitur ankesa në gjykatat civile si dhe gjykatat sportive.
Është e mundur që ata mos të përjashtohen nga Liga e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por thjesht mund të jetë një gjobë.
Juve, Barca dhe Real Madrid janë të vetmit që janë ende të përkushtuar në projektin e Superligës pasi nëntë të tjerët u tërhoqën brenda 48 orësh prej themelimit të garës. /Telegrafi/