Gjatë ditës së sotme në veri pritet të sekuestrohen disa prona të nënkryetarit të Listës serbe, i cili ishte pjesë e grupit terrorist në sulmin e fundit që ndodhi në fshatin Banjsk të Zveçanit.
Sipas burime të Telegrafi pritet të sekuestrohen vilë, lokal dhe një penthouse (banesë), pronë e Milan Radoiçiqit.
Ndërkaq, në operacionin e sotëm i cili u zhvillua në pesë lokacione në tri komunat veriore po ashtu janë sekuestruar vetura, motor dhe si dhe një anije e vogël (për liqen), motor-skaf.
“Në pesë pika ku është bërë kontrolli janë sekuestruar automjete, motor, anije e vogël për liqen dhe planifikohet të sekuestrohet një vilë, lokal dhe një penthouse-banesë pronë e Milan Radoiciq”, ka thënë një burim për Telegrafin.
Ndryshe, Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtarë ka bërë të ditur se këto urdhër kontrolle po zbatohen në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in. /Telegrafi/