Telegrafi

Prishtina vazhdon të jetë vendi me ajrin më të ndotur në botë (Foto)

Ndotja e ajrit në vendin tonë, vazhdon të jetë shqetësuese. Edhe sot ajri në kryeqytet vazhdon të jetë shumë i pashëndetshëm për qytetarët.

Cilësia e ajrit në kryeqytetin kosovar ka arritur në një nivel alarmant, duke tejkaluar të gjitha standardet e rekomanduara, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Ndotja e ajrit: Të mërkurën protestë në Prishtinë

Bazuar në matjen e bërë nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, në orën 11:00, vlera e ndotjes ka arritur në 289 që konsiderohet shumë e pashëndetshme.

Sipas rang-listës botërore, Prishtina ende vazhdon të kryesojë këtë listë si vendi me ajrin më të ndotur në botë.

Pas Prishtinës, radhitet Pakistani, Kina, Maqedonia, India dhe shumë vende të tjera.

Lexo po ashtu Edhe sonte, ndotje alarmante e ajrit në Prishtinë (Foto)

Kjo gjendje ka alarmuar institucionet dhe qytetarët, ku këta të fundit kanë paralajmëruar protestë për ditën e mërkurë.

Ndërkohë që alarmin rreth ndotjes së ambientit e ka dhënë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, duke u sugjeruar kosovarëve që të dalin në qytet me maska. /Telegrafi/