Është mësuar edhe finalisti i dytë i garës së ‘Final 8’ Kupë së Kosovës.
Prishtina e ka mposhtur Ponte Prizrenin në gjysmëfinalen e dytë me katër pike diferencë..
40 minutat e këtij dueli ishin shumë të zjarrta dhe emicionuese, me lidershipin që kalonte sa nga njëra anë në tjetrën.
Më i miri tek skuadra fituese ishte Nigel Jonson me 23 pikë, 6 rikuperime dhe 6 asistime.
Në anën tjetër Urim Zenelaj regjistroi dyshifrorë të dyfishtë monstruoz prej 15 pikësh dhe 15 rikuperimesh, por që nuk mjaftoi për fitore.
Kryeqytetasit do të përballen në finalen e madhe kundër Golden Eagle Yllit./Telegrafi/