Kreu i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin është parë duke u larguar me makinë nga selia ushtarake ruse në Rostov.
Sipas një videoje të shpërndarë në Twitter, ai u largua si një ‘hero’ nga qyteti kur u duartrokit me të madhe nga njerëzit aty, transmeton Telegrafi.
#Prigozhin left the headquarters of the Southern Military District in #Rostov by car. He was applauded and people came to shake hands. pic.twitter.com/LB9QGz318U
— NEXTA (@nexta_tv) June 24, 2023
Njëri prej banorëve në qytetin madje u afrua te xhami i makinës dhe ia shtrëngoi dorën.
Por ngjashëm u përshëndetën edhe ushtarët e grupit Wagner nga Rostovi ku një grup i madh njerëzish po brohorisnin emrin “Wagner” disa herë madje i dhuruan edhe përqafime.
In opposition to Putin, the Russian people are out on the streets of Rostov, chanting:
“Wagner, Wagner, Wagner”
This is far from over… pic.twitter.com/MN2bilRUXG
— Visegrád 24 (@visegrad24) June 24, 2023
Prigozhin bëri një marrëveshje përmes presidentit bjellorus Aleksandar Lukashenko për të zmbrapsur avancimin e trupave të tij që ia kishin mësyrë sot Moskës.
Ai gjithashtu sipas marrëveshjes do të zhvendoset në Bjellorusi dhe se vetë ai dhe ushtarët e Wagnerit nuk do të përballen me akuza nga Rusia.
Wagner says goodbye to the citizens and leaves Rostov. pic.twitter.com/PPmYLrcPaw
— Sprinter (@Sprinter99880) June 24, 2023
Kriza kishte filluar të premten, kur ai akuzoi udhëheqjen ushtarake ruse se kishte bombarduar kampet e Wagnerit. /Telegrafi/