West Ham e ka konfirmuar ardhjen e Joao Marios si huazim nga Interi deri në fund të sezonit.
Mesfushori sulmues ka kohë që është i lidhur me një transferim në London Stadium.
Ardhja e tij nga gjigantët e Serie A është konfirmuar me një video që është bërë virale duke u postuar nga shumë tifozë të klubit, por edhe më gjerë.
Llogaria në Twitter e West Ham, ka postuar një video me ‘Super Marion’ në serinë e lojrave Nintendo.
Lojtari si pjesë e lojës del me fanellën e klubi në stadium dhe me nofkën ‘Super Mario’.
Here we go. #WelcomeMario pic.twitter.com/NkGInrbr2c
— West Ham United (@WestHam) January 26, 2018
‘Çekanët’ kanë arritur marrëveshje për huazim e lojtarit në vlerë e 1.2 milion euro, ndërsa transferimi mund të bëhet për 30 milionë euro.
Mario ishte blerë nga Interi për 40 milionë euro prej Sporting Lisbonës në vitin 2016.
Lojtari do ta bartë fanellën me numrin 18. /Telegrafi/