Telegrafi

Pretendentja për kryeministre britanike, Truss: Do të përkushtohem që të dështojë Putini

Ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss tha sot se do të jetë shoqja më e mirë e Ukrainës nëse bëhet kryeministre e re.

Ajo tha se do të telefononte menjëherë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raportoi reuters.

Truss tha se do të punonte me aleatët për të dërguar më shumë armë dhe ndihmë humanitare në Ukrainë.

Lexo po ashtu Sanksionet 'kanë sakatosur' ekonominë ruse, zbulon një hulumtim

“Si kryeministre, do të jem mikja më e madhe e Ukrainës, duke ndjekur shembullin e Boris Johnsonit, dhe do të përkushtohem plotësisht që (presidenti rus Vadimir) Putin të dështojë në Ukrainë dhe të pësojë një disfatë strategjike, si dhe që Rusia të jetë e kufizuar në të ardhmen”, tha ajo.

Theksojmë se Truss dhe Rishi Sunak është në garë për kreun e partisë konservatore dhe të postit të kryeministrit britanik.

Ndryshe, Boris Johnson po e kryen detyrën e kryeministrit teknik të Britanisë së Madhe pas skandaleve të njëpasnjëshme në qeveri. /Telegrafi/