Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë medalje dh mirënjohje për kompanitë e ndryshme të inovacionit.
Ajo me këtë rast ka deklaruar se Kosova është prijëse e zhvillimeve teknologjike dhe shteti me konkurueshmërinë më të madhe në fushën e IT-së në rajon.
Për këtë qëllim, Presidentja u ndau medalje të meritave dhe çmime për inovacion kompanive pioniere të teknologjisë informative në Kosovë.
“Këto kompani, me vullnetin e tyre të fortë dhe aftësitë e tyre të larta inovative, kanë hapur shtigje të reja dhe kanë bërë Kosovën një faktor të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare në fushën e teknologjisë informative”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Ndryshe, kompanitë ICK dhe Gjirafa u dekoruan me Medaljen Presidenciale të Meritave.
Çmimi për Inovacion i është ndarë kompanive: e Stikk, Venture UP, Solaborate, Linkplus, Shkolla Digjitale, UCX, Labbox, Bonevet, Cacttus Education, Open data Kosova dhe Appdec. /Telegrafi/