Site icon Telegrafi

Presidentin sërish e bojkotojnë partitë opozitare

Në takimin e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi për të diskutuar për reformat zgjedhore sërish po mungojnë përfaqësuesit e partive opozitare.

Përfaqësuesit e VV-së, AAK-së dhe Nismës e bojkotuan për të dytën herë ftesën e Thaçit për të diskutuar për këto çështje.

Në takim po marrin pjesë përfaqësues të PDK-së, LDK-së, partive të minoriteteve, Nenad Rashiq nga Lista Serbe, LB-ja, AKR-ja, etj.

Thaçi edhe në këtë takim përsëriti ato që tha në takimin e kaluar për mënyrën e zgjedhjes së presidentit, numrin e deputetëve, zonat zgjedhore, etj.

Enver Hoxhaj nga PDK i dha mbështetje të plotë ish-shefit të tij për siç tha ai “reforma zgjedhore të ketë një dinamikë të re”.

Hoxhaj tha se PDK është që pragu 5 për qind të mbetet madje sipas tij edhe të rritet për shkak të stabilitetit politik.

Exit mobile version