Site icon Telegrafi

Presidenti ukrainas nuk është i kënaqur me sanksionet ndaj Rusisë: Ka vend për presion edhe më të madh

Volodymyr Zelensky ka reaguar sërish përmes rrjeteve sociale duke kërkuar që të rriten sanksionet ndaj shtetit të Rusisë.

Presidenti ukrainas ka pohuar se jo të gjitha mundësitë për sanksione janë ezaruar dhe presioni ndaj Kremlinit duhet të rritet.

Lexo po ashtu Biden zyrtarizon katër sanksionet ndaj Rusisë – rusëve u ndalohet të bëjnë biznes në dollarë, euro, funte dhe yen

“Jo të gjitha mundësitë për sanksione janë ezauruar ende. Presioni ndaj Rusisë duhet të rritet. Këtë ia konfirmova Ursula Von der Leyenit. I jam mirënjohëse presidentes (Komisionit Evropian) për vendimin rreth ndihmës shtesë financiare”, ka shkruar ai në Twitter.

Theksojmë se gjatë mbrëmjes së kaluar Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë vendosur sanksione Rusisë.

Lexo po ashtu Mbretëria e Bashkuar vendos dhjetë sanksione të mëdha ndaj Rusisë – Johnson thotë se të njëjtat do t’i aplikojë edhe SHBA-ja

Edhe grupi i vendeve më të industrializuar në botë, i njohur si G7, kanë paralajmëruar gjatë ditës së djeshme se do të vendosin sanksione ndaj Kremlinit.

Ndryshe, autoritetet ukrainase deri më tani kanë publikuar të dhënat prej 137 viktimave në radhët e ushtrisë dhe civilëve. /Telegrafi/

Exit mobile version