Telegrafi

Presidenti i UEFA-s, Ceferin nuk dëshiron të flasë më për Agnellin

Aleksander Ceferin këmbëngul se raporti mes UEFA-s dhe Juventusit do të jetë gjithmonë korrekt edhe pse ai nuk dëshiron të flasë më për Andrea Agnelli.

Agnelli ishte një nga arkitektët kryesorë të Superligës Evropiane, e cila u zbulua nga 12 klube elitare evropiane në prill të 2021, duke u rrëzuar brenda 48 orëve nga nisja e saj.

Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona janë tre skuadrat e vetme që nuk e kanë njoftuar tërheqjen nga gara. Ata janë gjithashtu aktualisht jashtë ECA-s.

Lexo po ashtu Agnelli thotë se Superliga nuk ka dështuar, ndërsa refuzoi t’i komentojë deklaratat e Tebas për krahasimin Putinin

Por, cili është raporti mes UEFA-s, Juventusit dhe presidentit të tyre Andrea Agnelli?

“UEFA dhe Juventusi janë dy institucione dhe raporti do të jetë gjithmonë korrekt”, ka thënë fillimisht Ceferin për Il Corriere della Sera.

Lexo po ashtu Çeferin godet Realin, Barcelonen dhe Juventusin për Superligën evropiane, por flet edhe për luftën në Ukrainë: Një futbollist ka ardhur direkt në shtëpinë time

“Sa i përket personit që keni emëruar (Agnelli), nuk dua të them asnjë fjalë. Ai është e kaluara”, përfundoi i pari i UEFA-s.

Ndryshe, Ceferin dhe Agnelli janë në një ‘luftë’ të hapur së fundmi dhe e gjitha ka nisur nga ideja e Superligës Evropiane. /Telegrafi/