Telegrafi

Presidenti i Sevillas: Jemi në bisedime me Banegan dhe Baccan

Presidenti i Sevillas, Jose Castro konfirmon se Carlos Bacca është një opsion dhe po negociojnë me Ever Banegan, duke punuar për të sjellë njerëz që njohin futbollin spanjoll.

Klubi spanjoll është i njohur për bisedimet me Interin për kthimin e Banegas, vetëm një vit pasi ai u largua si një agjent i lirë.

Lexo po ashtu Banega 99 për qind kalon në Spanjë

Megjithatë, presidenti i klubit ka theksuar se janë duke shqyrtuar edhe kthimin e sulmuesit të Milanit, Carlos Baccas në skuadër.

“Ne jemi duke negociuar me lojtarë të ndryshëm, kjo është e vërtetë, dhe Ever Banega është mes tyre, pasi ai pëlqen idenë e kthimit në Sevilla”, ka thënë fillimisht Castro për gazetën AS.

Lexo po ashtu Bacca siguron tifozët: Do të qëndroj te Milani

“Ne po punojmë për të sjellë njerëz që tashmë njohin futbollin spanjoll”, përcjell Telegrafi.

“Jemi duke kërkuar një sulmues i cili mund të shënojë shumë gola”.

“Bacca është një nga opsionet, duke parë që ai ka shënuar më shumë se 60 sosh. Unë mund të konfirmoj që po vlerësojmë kthimin e tij”, përfundoi Presidenti i Sevillas. /Telegrafi/