Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Marta Kos, Komisionerja e BE-së për Zgjerim dhe Antonio Costa, Presidenti i Këshillit të Evropës, kanë arritur sot në Kiev për një vizitë.
Kallas ka njoftuar në rrjetin social X se kjo është vizita e saj e parë, nga ku bëri të qartë se Bashkimi Evropian dëshiron që Ukraina ta fitojë këtë luftë, transmeton Telegrafi.
“Do të bëjmë gjithçka që nevojitet që të arrihet kjo”, theksoi Kallas me të arritur në kryeqytetin ukrainas.
Costa, tha se BE-ja ka qenë në anën e Ukrainës që nga dita e parë e luftës.
“Nga dita e parë e mandatit tonë, kemi riafirmuar mbështetjen tonë të palëkundur për popullin ukrainas”, shtoi ai. /Telegrafi/
From day one of the war, the EU has stood by the side of Ukraine.
From day one of our mandate, we are reaffirming our unwavering support to the Ukrainian people.
Proud to be in Kyiv with @kajakallas and @Marta1Kos. pic.twitter.com/hlBxXCVVh7
— António Costa (@eucopresident) December 1, 2024
It is a privilege to be in Kyiv alongside @eucopresident Costa and Commissioner Kos.
In my first visit since taking up office, my message is clear: the European Union wants Ukraine to win this war.
We will do whatever it takes for that. pic.twitter.com/swv1ZVAlyL
— Kaja Kallas (@kajakallas) December 1, 2024