Telegrafi

Presidenti i Racing Club: Lautaro refuzoi Realin dhe Atleticon

Presidenti i klubit argjentinas Racing Club, Victor Blanco pranon se Lautaro Martinez ka refuzuar një transferim në Madrid tek dy klubet e mëdha të kryeqytetit francez.

Blanco vendosi shitjen e sulmuesit argjentinas, Lautaro, te italianët e Interit dhe ka besim se do të ishte një ‘hit’ i madh te Barcelona, klubi i interesuar për të.

Megjithatë, presidenti i klubit argjentinas ka zbuluar një prapaskenë interesante, duke thënë se Lautaro refuzoi transferimin te Reali dhe Atletico.

Lexo po ashtu Nëse Lautaro kalon te Barcelona, Racing do të fitojë miliona euro

“Ai ka refuzuar klube të mëdha, duke i thënë jo Real Madridit dhe Atletico Madridit, sepse ai donte të merrte vendimin më të mirë”, ka thënë fillimisht Blanco për Gazzetta dello Sport.

“Në atë kohë ai vendosi të qëndrojë me ne, sepse ishte një idhull në Racing”.

Martinez gjatë kohës së tij te Racing

“Tani Interi është shtëpia e tij dhe ai do të vendosë në mënyrën e duhur”.

“Natyrisht se është vendimi i tij, nëse është i bindur se duhet të ndërmarrë atë hap, vetëm ai e di”, shtoi Blanco kur u pyet për kalimin e tij te Barcelona.

Lexo po ashtu Zanetti mesazh Barcelonës: Lautaro do të qëndrojë gjatë te Interi

“Ai nuk është një fëmijë që vepron me impuls, nëse është i bindur, unë jam i sigurt se ai do të jetë në rregull”.

“Nëse ai ndjen se ai ende nuk është i gatshëm, ai do të qëndrojë te Inter”, përfundoi presidenti i Racing Club. /Telegrafi/