Presidenti polak Andrzej Duda, ka kritikuar kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe homologun francez Emmanuel Macron, që po bisedojnë në atë mënyrë duke legjitimuar veprimet e kundërligjshme të presidentit rus, që është përgjegjës për krimet e kryera nga ushtria ruse në Ukrainë.
Ai madje e ka krahasuar presidentin rus me Adolf Hitlerin. Duke folur për të përditshmen gjermane Bild, Duda tha se është habitur kur pa sesi këta dy liderë – Scholz dhe Macron po flisnin me presidentin rus Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.
“Këto biseda janë të panevojshme. Çfarë po bëjnë? Personi i vetëm përgjegjës për krimet e kryera nga ushtria ruse në Ukrainë është Putini”, shtoi presidenti polak.
“A bisedoi dikush me Adolf Hitlerin në atë mënyrë gjatë Luftës së Dytë Botërore. A tha dikush se Hitler duhet ta shpëtonte fytyrën”, shtoi Duda. /Telegrafi/