Site icon Telegrafi

Presidenti gjerman e pranon: Bashkëpunimi ekonomik me Rusinë ishte gabim

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, ka pranuar sot se bashkëpunimi ekonomik me Rusinë ishte një gabim, raporton NEXTA.

Ai foli në veçanti për gazsjellësin Nord Stream 2, që u pezullua në momentin që Rusia filloi pushtimin e Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ministri i Jashtëm francez paralajmëron dëbimin e disa diplomatëve rusë

“Nuk kam besuar se Putin do të pranonte të t’i jepte fund kolapsit ekonomik, politik dhe moral për hir të çmendurisë perandorake”, shtoi presidenti gjerman.

Ndryshe Gjermania sot ka dëbuar një grup të diplomatëve rusë nga Berlini, me arsyetimin se aktivitetet e tyre nuk ishin në dakordim me ligjet ndërkombëtare. /Telegrafi/

 

Exit mobile version