Presidenti i Federatës së Senegalit, Saee Seck, i ka thënë Sadio Manes që të largohet nga Liverpooli dhe të kalojë në këtë afat te Real Madridi.
I pari i federatës senegaleze ka deklaruar se ylli i ‘The Reds’ e ka fituar Ligën e Kampionëve, ndërsa tani është shansi i tij që të luajë për klubin më të madh në botë.
“Të gjithë e dinë se Mane është një nga 10 lojtarët më të mirë në botë dhe ai ka arritur sukses të madh te Liverpooli”, ka thënë Seck.
“Ai, Salah e Firmino, janë fantastikë. Por, ky është futbolli. Ai fitoi Ligën e Kampionëve, dhe tani ka shansin të shkojë te Real Madridi. Për mua, mendoj se është skuadra më e mirë në botë”.
“Edhe nëse jam tifoz i Barcelonës, mendoj se Reali është më i miri dhe Mane duhet të mendojë atë ofertë seriozisht”, ka thënë tutje kreu i federatës senegaleze.
Sadio Mane së fundmi është paraqitur me kombëtaren e Senegalit në garat e Kupës së Afrikës, ku ka pasur paraqitje mjaft të mira. /Telegrafi/