Presidenti i Besiktasit, Fikret Orman, ka folur për një transferim të mundshëm të Mario Balotellit te skuadra e tij.
Orman nuk ka përjashtuar transferimin e italianit te klubi i tij pasi ai është një tip i lojtarit që tifozët e duan.
“Do të më pëlqente ta shikoja në skuadrën time” ka thënë Fikret Orman për mikrofonat Fanatik.
“Mund të duket e vështirë, por jashtë fushës është një person i jashtëzakonshëm. Ne duam që ai të vjen tek ne, është një lojtar që tifozët tanë e duan”, ka shtuar për fund. /Telegrafi/