Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot lirimin e tre policëve të Kosovës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Presidenti Begaj uroi kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër.
Tre policët e rrëmbyer më 14 qershor nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, janë liruar sot. /Telegrafi/
Përshëndes lirimin e tre policëve të Kosovës.
Uroj kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) June 26, 2023