Telegrafi

Presidenti i Bayern Munich ndihet i hutuar se si shpenzimet e PSG-së i përmbahen Fair Play Financiarit

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer ka pranuar se ai ende po përpiqet të kuptojë se si Paris Saint-Germain ka arritur t’i përshtatin shpenzimet e tyre verore brenda rregullave të Fair Play Financiar.

Gjigantët e Ligue 1 kanë shijuar një verë argëtuese me blerje të mëdha si Lionel Messin, Sergio Ramos dhe Gianluigi Donnarumma mes fytyrave të reja në Parc des Princes.

Ndërsa PSG ka arritur të sigurojë shumicën e tyre me transferime falas, Hainer tani ka vënë në pikëpyetje se si klubi i mbështetur nga Katari ka balancuar faturën e pagave mes kufizimeve të FFP.

Lexo po ashtu PSG në pritje të Fair Play Financiarit të UEFA-s: A do të mund klubi t’i mbajë të gjithë yjet e tyre?

“Unë jam ende duke u përpjekur të kuptoj se si shkon kjo me Fair Play Financiar”, ka thënë fillimisht presidenti 67-vjeçar i Bayernit për SportBild.

“Ndërsa PSG aktualisht është duke u përmirësuar, ne do të hedhim një vështrim nga afër se si mund të pajtohet me rregullat e UEFA-s. Ne i përmbahemi asaj, pastaj presim që klubet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë”.

Lexo po ashtu UEFA pritet ta largojë Fair Play Financiarin dhe të vendos kufirin e pagave dhe një 'taksë luksi'

“Unë nuk jam shumë i shpejtë për të gjykuar Parisin, por politika e blerjes është tashmë e madhe. Nuk janë tarifat e transferimit, janë pagat”.

“Kur dëgjoj se Messi fiton 40 milionë euro neto, kjo është 80 milionë euro bruto. Përveç kësaj, vijnë edhe Achraf Hakimi, Ramos, Donnarumma – bashkë bëhen shumë”, përfundoi Hainer. /Telegrafi/