Site icon Telegrafi

Presidenti i Barcelonës, Laporta flet për Lewandowskin dhe De Jongun

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka sqaruar situatën me mesfushorin e tyre Frenkie de Jong dhe objektivin e tyre kryesor, sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski.

Emri i holandezit De Jong dhe ai i polakut Lewandowski kanë qenë dy nga emrat më të përfolur në kampin e Barcelonës.

I pari është lidhur me një largim nga Barcelona, ndërsa i dyti me një transferim në Camp Nou gjatë kësaj vere.

Për situatën e të dyve ka folur i pari i Barcelonës, Laporta.

Lexo po ashtu Lewandowski i gatshëm të detyrojë Bayernin ta pranojë transferimin e tij te Barcelona

“Robert Lewandowski është lojtar i FC Bayern dhe unë preferoj ta mbaj të qetë këtë situatë”, ka thënë fillimisht Laporta për yllin polak.

“Ne jemi vërtet të lumtur që ai dëshiron të bashkohet me Barçën. Ne vetëm duam t’i falënderojmë pasi ai dëshiron të vijë në Barcelonë”, shtoi ai.

Për De Jongun, Laporta tha se nuk dëshirojnë ta shesin dhe lojtari dëshiron të mbetet te Barcelona.

Lexo po ashtu De Jong i kënaqur me interesimin e Man Utd, por i lumtur te Barcelona

“Ka shumë klube që e duan atë, jo vetëm Man United. Nuk kemi ndërmend ta shesim, ai dëshiron të qëndrojë”.

“Unë do të bëj gjithçka për të mbajtur Frenkie, por ka edhe një çështje pagash dhe kjo duhet të rregullohet”, përfundoi presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version